Për herë të parë pas 6 muajsh, asnjë viktimë nga Covid-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Londër. Lajmin e kinfirmoi BBC, që i referohet të dhënave nga “Public Health England”.

Ky qytet , nga nisja e pandemisë, numëron 12% të viktimave në Britaninë e Madhe, por tashmë situata ka ndryshuar totalisht. Gjithçka për meritë të vaksinimit masiv të popullsisë. Deri më tani, numri i britanikëve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid është 30 milionë (57% e popullsisë së rritur).

Në rënie të ndjeshme është edhe numri i personave të infektuar në gjithë Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit: 3.862 persona të infektuar dhe 19 viktima (asnjë në Londër). Të dhëna që tregojnë se vendi po shkon drejt një kthimi në normalitet.

Së shpejti pritet të vijnë në Angli edhe vaksinat e kompanisë Moderna, për të nisur vaksinhimin e personave nën 50 vjeç.