Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor, që nëse nuk merr trajtimin e duhur, mund të kthehet në një shqetësim. Pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin ilace që shoqërohen me disa efekte anësore. Por në disa raste të tjera, për më thjeshtësi, ju mund të përdorni ushqime apo produkte që gjehen fare lehtë në shtëpinë tuaj.

Hudhra, limoni dhe uthulla e mollës janë tre produktet që mund të bëjnë mrekulli, përmes të cilave mund të bëni tre kura natyrale që janë mjaft efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëngun e limonit kërkon vetëm dy përbërës, një limon dhe ujë. Çdo mëngjes përpara se të hani ushqimin, shtrydhni një kokërr limon dhe përziejeni me ujë. Limoni ka aftësi të ruajë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakët, duke ndikuar në uljen e tensionit.

Kura e dytë është ajo me hudhër, ku rekomandohet të konsumohen 2-4 thelbinj hudhër në mëngjes përpara vaktit ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë pasi përmban substanca sulfuri që kanë aftësi të ulin tensionin e lartë.

Kura e tretë ka si përbërës kryesorë uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujin. Një lugë çaj me sodën e bukës dhe një lugë gjelle me uthull molle, duke e përzier me ujë ndikon në uljen e tensionit. Uthulla e mollës përmban minerale si kaliumi, magnezi dhe kalciumi.

Gjithsesi, përpara se të përdorni këto metoda natyrale, fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do t’ju rekomandojë më mirë se çfarë të përdorni!