“Unë dua që Modric, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez të zgjidhin situatën e tyre kontraktuale sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk dua që ata të largohen nga Real Madridi, por ju e dini se si funksionon në futboll, gjithçka mund të ndodhë.” Zinedine Zidane e ekspozon veten, e bën të qartë se nuk dëshiron që më të mirët të largohen nga të bardhët. Pra, thotë fjalë të qarta në këtë drejtim, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Osasuna.

Trajneri i Real Madridit rezultoi negativ në tamponët e kryer, pas kontaktit direkt me një person të infektuar me koronavirus dhe do të jetë në stol, duke udhëhequr ekipin. Ndërkohë, ai synon që të zgjidhen problemet e merkatos sa më shpejt të jetë e mundur. Francezi, gjithashtu u shpreh për Hazard: “Ai është gati të luajë, pasi po stërvitet normalisht prej disa ditësh. Nuk e di, megjithatë, nëse mund t’i mbajë 90 minuta në këmbë”.