Disa ditë më parë, Beniada Nishani njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin e Filmit.
Ky event u mbajt mbrëmjen e kaluar në Venecia, ku modelja dhe ish-banorja e njohur mori pjesë dhe kaloi në tapetin e kuq në qytetin Italian.
Mirëpo, pjesëmarrja e saj në këtë event të madh nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave dhe komentet e njerëzve.
Kjo pasi Beniada ka shkëmbyer një puthje në buzë me një nga personazhet e ftuar në këtë mbrëmje. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut ka qenë puthja e saj me një modele italiane.
Fotoja ku Beniada puthet me Gloria Fregonese-n, modelen e njohur italiane ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme. Ato kanë kaluar të dyja në tapetin e kuq në këtë event.
Beniada ka shpërndarë disa foto nga Festivali i Filmit në rrjete sociale, por nuk ka thënë asgjë mbi puthjen me modelen italiane.