Prej disa ditësh, kryefjala në mediat rozë është kriza në marrëdhënie e një prej çifteve më të njohur e më të dashur në publikun shqiptar. thuhet se aktori i njohur Bes Kallaku e këngëtarja Xhensila Myrtezaj po kalojnë një periudhë të vështirë në martesën e tyre.

Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar se çfarë ka ndodhur, teksa sipas asaj që raporton Prive, duket se kjo histori është e vërtetë. Sipas Prive, marrëdhënia e tyre është në krizë prej disa muajsh, teksa një veprim i fundit i aktorit ka tërhequr edhe vëmendjen e të gjithëve.

Ai ka vendosur të fshijë shumë foto që ka pasur me partneren e tij në Instagram, duke ‘konfirmuar’ kështu zërat për krizën e mundshme, ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë fotot në profilin e saj. Gjithashtu, dihet që çifti janë besimtarë dhe gjithmonë në periudhën e festave, ata kanë sjellë kartolinën familjare për ndjekësit e tyre, por këtë vit mungoi.

Xhensila e priti Krishtlindjen në kishë me një shoqe të sajën, ndërsa më pas uroi edhe festat për të gjithë besimtarët, por jo me kartolinën familjare që të gjithë prisnim. Tashmë presim një reagim nga vetë Xhensila e Besi, teksa kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.