‘Kepi i Tundimeve’ programi veror që u transmetua në ‘Top Channel’ e që kishte në qendër 11 të rinj që bashkëjetuan me njëri-tjetrin përfundoi ditën e djeshme.

Për 20 ditë me radhë, 11 konkurentët nuk duhet të binin pre e tundimeve, në mënyrë që të fitonin premion prej 20 mijë eurosh të vendosur nga produksioni.

Por gjatë rrugës, pati edhe thyerje rregullash, e për pasojë, nga 20 mijë euro në total, konkurentët mbërritën me vetëm 6 mijë euro në finish.

Nga ky program dolën edhe dy fitues, të cilët ishin Mateo dhe Greji. Ata ia dolën që mos të thyenin asnjë rregull përgjatë 20 ditëve, duke fituar 6 mijë eurot e mbetura.

Konkurentët vendosën që këtë shumë ta ndanin me të tjerët, që u vlerësua shumë nga të gjithë.