Kjo javë do të jetë më e nxehta, pasi do të jetë në ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan, që ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh tashmë.

Meterologia e MeteoAlb, Lajda Porja, ka folur për ABC News, ku ka bërë me dije se Shqipëria do të përjetojë temperatura të  larta deri ditën e enjte. Parashikohet që dy ditët më të nxehta do të jenë e hëna dhe e marta, ku temperaturat do të arrijnë në 41 gradë celciues në shumë zona, kryesisht në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Edhe Gjirokastra do të shënojë temperatura të larta. Madje edhe në zonat malore, Kopliku, Kukësi, Hasi do të regjistrojnë temperature nga 37 deri 39 gradë. Pak më freskët parashikohet që të jetë juglindja ku në Korçë  priten vlerat 34 gradë.

Parashikohet që ky mot të na shoqërojnë deri të premten. Më pas në fundjavë pritet ndryshim i situatës. Parashikohet që temperaturat të premten dhe në fundjavë të zbresin në të paktën 10 gradë, nga 41 gradë në 31 maksimalja në rang territori.

Për sa i përket reshjeve, pritet një periudhë e gjatë deri ditën e premte ku i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu më të theksuara në veri dhe veri-perëndim të territorit ku nuk do të mungojnë dhe shkarkesat elektrike.