Hëna përgatitet të ndryshojë ngjyrë dhe do të transformohet në të ashtëquajturën “Hëna e kuqe”. Ngjarja do të ndodhë në mesnatën mes të dielës dhe të hënës (rreth orë 03:30), duke rikthyer në fakt eklipsin total të Hënës. Hera e fundit kishte ndodhur 30 vite më parë.

Ky fenomen mund të shihet edhe me sy të lirë, por vetëm pjesërisht. Ai do të ndodhë në orët e para të ditës së hënë dhe lindja e diellit do të pengojë që ky fenomen të shihet gjatë. Gjithsesi, ky event do të transmetohet direkt nga Virtual Telescope Project”.

Sipas shkencëtarëve, eklipsi i Hënës mund të shihet me sy të lirë edhe pa ndihmën e dylbive apo të një teleskopi. Ky vit do të na ofrojë edhe një eklips të dytë, më 8 nëntor, por ky që do të ndodhë pas 24 orësh është më i dukshëm për zonën e Mesdheut, pra edhe për Shqipërinë.