Të paktën 10 persona, mes të cilëve një polic, kanë humbur jetën në një supermarket të Kolorado (Amerikë). Një lajm që ka tronditur Amerikën, pasi bëhet fjalë për ngjarjen e dytë të rëndë me kaq shumë viktima brenda pak ditësh, pas sulmueve ndaj disa qendrave masazhi në Atlanta.

Pamjet filmike që mediave amerikane treguan një person në pranga, me pantallona të shkurtra e pa bluzë, i gjakosur në krah dhe këmbën e djathtë. Policia e Boulder (Kolorado) shprehet se bëhet fjalë për një tragjedi, një makth në lidhje me ngjarjen që ndodhi në supermarket, por ftoi qytetarët të jenë të qetë.

Alarmi nisi rreth orë 14:30 të ditës së hënë (ora lokale) dhe agjenti i parë i policisë që mbërriti në vendngjarje mbeti i vrarë. Më pas, policia u kërkoi njerëzve të qëndrojnë larg zonës, duke e rrethuar atë. Policia nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, por vetëm ka bërë me dije se janë 10 viktima dhe se vrasësi është plagosur dhe është nën mbikqyrje.