Luiz Ejlli është një nga banorët më të komentuar e më të pëlqyer të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Pak javë më parë, ai rrëfeu se vuan nga një sëmundje, një rrëfim që bëri që shumë shqiptarë të drejtoheshin drejt programit, duke besuar se këngëtari është vërtetë i sëmurë, paçka se ai e mohoi një gjë të tillë. Por a është Luizi i sëmurë apo jo?

Kjo pyetje vijon të jetë ende një nga çështjet më të diskutuara, pavarësisht se produksioni dhe Luizi thanë se ai nuk ka asgjë. Por duket se këngëtari ka vërtetë probleme shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar, Luizi është shfaqur i sëmurë. Teksa të gjithë po argëtoheshin në oborr, këngëtari ishte i shtrirë në krevat, teksa e para që e ka pyetur rreth shëndetit ishte Nita.

Më pas, këngëtari i është drejtuar dhomës së rrëfimit, ku thuhet se është vizituar nga një doktor. Këtë e ka zbuluar Maestro, i cili e ka treguar këtë ‘sekret’ gjatë një bisede me Kiarën, e cila i ka kërkuar të heshtë dhe mos ta diskutojë. Armaldo i ka thënë moderatores ‘Paska ardhur një doktor për të, paska ardhur një doktor’.

Më tej, është vetë Kiara ajo e cila i kërkon Ermionës që mos ta shqetësojë Luizin, pasi atij i duhen ilaçe specifike.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën

Ermiona: Po kam unë moj ilaçe

Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq.

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse s’ma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe

@xhenxhul_ Sikur Luizi te merrte Kiaren dhe te dilnin nga aty. Ai semure, kte e detyrojn te rri jashte. 💆‍♀️💆‍♀️ # #fypシ #bbva #luizluani🦁 #meluizin #bbvipal #bbvipalbania #luizejlli #luizbigbrother #luizkiara #luizejlli #luizbigbrother #luizkiara #luisejlli #kiaratito #kiaraluiz #teamluizejlli #kiaraluizbbv #kiarabbvip #meluizinderinefund #meluizin❤️ #bigbrothervipalbania2 #kiaraluizbashkdojadalim❤ #capaculjaluizit❤️ #kiaraluizit #luiziikiares❣️kiaræluizit #mety #metyluiz #metyluis #mekiaren #mekiaren♥️♥️ #ejlli🦁 #kiaraejlli #kiaratitoejlli ♬ original sound – xhenxhul 👯‍♀️

Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund t’i japësh ilaçe të tjera