Transferimi i Antony te Manchester United mund të ketë zgjuar edhe interesin e yllit të Liverpool-it, Darwin Nunez. Dyshja, në fakt, ka një histori pas një përplasjeje në një ndeshje të 1/8-ave të Champions League mes Ajax-it dhe Benfica-s sezonin e kaluar.
Me rezultatin 2-2, dy lojtarët kanë luftuar për një top dhe Antony është zemëruar me Nunez, duke i dhënë një goditje me kokë sulmuesit të Benfica-s.
Antony, 22 vjeç, shpëtoi vetëm me një të verdhë, por ka qenë Nunez që ka qeshur i fundit pasi ka shënuar golin e fitores që i ka dhuruar kualifikimin skuadrës së tij.
Antony vs Darwin Nunez
Run it back🔥
— FBLive (@fblive20) August 29, 2022
Të dy futbollistët do të duhet të kontrollojnë temperamentin e tyre kur të përballen në Premier League. 23-vjeçari i Liverpool-it e ka mësuar këtë në mënyrën më të keqe duke u ndëshkuar me karton të kuq për një goditje me kokë ndaj mbrojtësit të Crystal Palace Joachim Andersen, gjest për të cilin është pezulluar për tri ndeshje.
Virgil van Dijk e ka paralajmëruar 85 milionëshin se duhet të kontrollojë veten dhe të mësojë si të reagojë. “Natyrisht, ai ishte i zhgënjyer me veten. Ai ka mbështetjen tonë dhe e di se nuk duhet të ndodhë më. Duhet të kontrollojë veten”, ka thënë Van Dijk.
Erik ten Hag dhe lojtarët veteranë të United ka shumë mundësi që t’i japin të njëjtën këshillë Antony, i cili u transferuar të martën tek United për 85 milionë sterlina.
Braziliani mund të ketë një pagëzim të zjarrtë në Premier League, duke parë se mund të jetë pjesë e formacionit titullar kundër Arsenal-it të dielën.