Përputhen është një nga programet më të ndjekura dhe që ka një audiencë shumë të madhe.

Prej dy vitesh ky emision është kthyer në një nga më të zhurmshmit dhe që prodhon lajme për çdo personazh që bëhet pjesë i tij.

Edicioni i tretë i tij u mbyll në muajin qershor, ndërsa në komunikimet e fundit nuk ka pasur asnjë të dhënë nëse ky emision do të vijojë të transmetohet për publikun apo jo.

Sakaq, lajmi i mirë ka ardhur pikërisht ditën e sotme. Në faqen zyrtare të Përputhen në Instagram është komunikuar se janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e ri të këtij emisioni.

Ky ishte lajmi i shumëpritur nga të gjithë ndjekësit e këtij programi, por edhe për ata që duan të bëhen pjesë e tij, të cilët nuk ishin të informuar rreth vazhdimësisë së emisionit.

Ndërkaq, ende nuk dihet nëse moderatore e emisionit do të vijojë të jetë Bora Zemani, e cila e ka drejtuar këtë program për dy vite. Përflitet prej disa javësh se ajo do të zëvendësohet nga moderatorja tjetër e Top Channel, Ori Nebiaj. Megjithatë, na mbetet ende të presim.