Ndryshime të mëdha te Roma. Pasi Mourinho u zgjodh si trajner për sezonet e ardhshme, sot ka ardhur lajmi se showman i famshëm dhe gazetari Maurizio Costanzo do të jetë  kreu i strategjive të komunikimit të Romës.

Këtë e bën të ditur vetë gazetari me një shënim të shkurtër. “Unë nënshkrova një marrëveshje me AS Roma si shefi i strategjive të komunikimit”, shkruan Costanzo.

“Unë do të jap kontributin tim për të shpjeguar mirë Romën dhe Romakët dhe për t’u përpjekur të rindërtoj klimën e dashurisë me tifozët drejt Romës. E bukur të bësh pasionin një profesion” .