Kur një person është në kërkim të një pune, të pasurit e një CV të përditësuar duket një nga çështjet më të rëndësishme për një kompani, e cila synon të ketë një njohuri të mira mbi kandidatin. Megjithatë, ndonjëherë përgatitja e këtij dokumenti bëhet detyrë shumë komplekse për shkak të numrit të çështjeve që duhet të merren parasysh, që një rekrutues ta zgjedhë atë.

Aktualisht, ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e faqeve të internetit që lehtësojnë këtë proces. Megjithatë, pavarësisht mjeteve të disponueshme, qytetarët do të duhet të bëjnë edhe disa punë për të identifikuar ato elemente që i konsiderojnë thelbësore për të qenë të pranishme në CV.

Nëse përfshihen çështje të parëndësishme ose të dorës së dytë, menaxheri i burimeve njerëzore mund ta injorojë këtë dokument. Për ta bërë këtë, “Inc” ka hartuar një listë me pesë çështje që qytetarët duhet të eliminojnë nga CV, nëse duan të punësohen.

Përvoja e vjetër – Rekrutuesit do të konsiderojnë se një kandidat nuk ka pasur shumë përvojë nëse informacioni në lidhje me arsimin e mesëm përfshihet në këtë dokument. “Lëreni, nëse nuk keni arritur diçka të pazakontë (si shpikja e një kure për kancerin ose një udhëtim në hënë)”, – shpjegojnë specialistët e fushës.

Llogarinë e email-it – Jeni tashmë në një fazë të jetës së rritur, ndaj duhet të përdorni udhëzime që i përgjigjen seriozitetit të momentit. “Shkëputni LinkedIn-in tuaj nga llogaria e email-it që keni krijuar në shkollën e mesme. Askush nuk dëshiron të shkruajë në atë llogari”, – paralajmëron specialisti.

Gabime në shkrim – CV-ja është përshtypja e parë që do të marrin rekrutuesit nga kandidatët. Prandaj, është e nevojshme që ky kontakt i parë të jetë pozitiv. Nëse profesionistët marrin një dokument me gabime drejtshkrimore ose gabime në formulim, atëherë do ta hedhin shpejt në kosh atë.

Foto e kandidatit – Përsa i përket fotografisë së kandidatit, nëse do të përdoret, është më mirë të jetë sa më profesionale. Nuk duhet të jetë një portret i një seance private. Është më korrekte të përdoren imazhe në të cilat personi është vetëm, me një sfond sa më neutral.

Referencat – Sipas specialistëve të fushës, rekrutuesit “rrallë” do t’i kontaktojnë referencat e punëdhënësve të mëparshëm, të shkruar në CV. Një pjesë e këtyre profesionistëve e konsiderojnë atë të “mbushur” për personat pa shumë përvojë. “Rrini të qetë; rekrutuesit do t’ju kontaktojnë nëse kanë nevojë për ju”.