Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, studentët shqiptarë kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e tyre, duke i kërkuar ministres së Arsimit Evis Kushi dhe kryeministrit Edi Rama, një mbështetje financiare mujore.

Kërkesa është 100 euro për çdo student. Studentët kanë hapur një peticion online në portalin “Studentët Denoncojnë” për të mbledhur firmat.

Deri më tani janë mbledhur më shumë se 6000 firma. Ndërsa në kërkesën zyrtare që studentët i kanë çuar kryeministrit Rama dhe ministres së arsimit, Evis Kushi, shkruajnë se kërkojnë që qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshme për të krijuar një buxhet të posaçëm për studentët.

Sipas studentëve që kanë marrë përispër këtë peticion, kostoja  e jetesës është shtrenjtuar tej mase, me qiratë që kanë shkuar minimalisht 300 euro ose më shtrenjtë.