Në mbrëmjen e dytë të spektaklit të “Dancing With The Stars”, Megi Pojani dhe partneri i saj Jurgen kërcyen një tango, teksa dhuruan show me kërcimin e tyre në shtrat.

E megjithatë, lëvizjet e tyre sensuale dhe tejet provokuese në shtrat, sollën edhe reagimin e jurisë, të cilët kritikuan Megin live në program.

Një prej tyre, Armand Peza tha se nuk ishte etike që performanca e tyre të shihej nga ndjekësit, por meqënëse ora kishte kaluar, atëherë çdo gjë ishte në rregull.

“Po shihja orën në celular, nuk është etike ta shikosh në transmetim live, por është orë e kaluar, pas orës 11, fëmijët duhet të jenë në gjumë tani. Ca skena, që edhe Rocco Siffredi do t’i kishte zili, po hajde t’i kalojmë këto.”, tha Peza, i cili përmendi këtu edhe aktorin e filmave për të rritur.

Mirëpo blogerja nuk e ka lënë me kaq, teksa së bashku me motrat e saj, menjëherë pasi shkuan në shtëpi vendosi të thumbonte përmes një postimi në rrjete sociale Armand Pezën.

Ato publikuan një video në Instagram, ku tregojnë se në fakt fëmijët e Pezës nuk do shohin kërcimin e blogeres, por do bëhen kuriozë për personazhin që babai i tyre përmendi në spektaklin live.

“Google searchi i kalamajve të Mandit nesër në mëngjes”, shkruhet në video ku blogerja po kërkon në Google aktorin e filmave për të rritur, Rocco Siffredi.