Kompania farmaceutike Pfizer ka rritur ndjeshëm çmimin e vaksinës anti-Covid që ka prodhuar 5 muaj më parë. Sipas mediave, një dozë e vaksinës së Pfizer ka qenë gati 12 euro, ndërkohë që tani çmimi ka shkuar në 19.5 euro.
Kjo rritje e çmimit vjen për faktin se të gjitha vendet kërkojnë të marrin vaksinën anti-Covid të prodhuar nga Pfizer-BIONTech, që deri më tani është më efikasja në botë (mbi 93%). Ajo është edhe vaksina e parë që u hodh në treg në dhjetor të vitit të kaluar.
Mësohet gjithsahtu se Bashkimi Europian ka nisur negociatet me Pfizer për të garantuar 1.78 miliardë vaksina anti-Covid për periudhën 2022-2023. Me rritjen e çmimit të vaksinës pritet që shtete të zbrazin mirë xhepat për të garantuar këtë sasi kolosale, ndërsa Pfizer rrit arkëtimet.
Pritet që BE-ja të paguajë rreth 18 miliardë euro për të garantuar këtë sasi, një shumë shumë e madhe, pasi synohet që me këtë vaksinë të vaksinohet edhe personat nën 18 vjeç.