Duke nisur nga dita e sotme, Pfizer do të vijojë rregullisht shpërndarjen e vaksinës së saj anti-Covid në të gjitha shtetet, ashtu sikurse ishte planifikuar, duke konfirmuar se nuk do të ketë më vonesa.

Lajmin e konfirmoi kompania amerikane farmaceutike, që tha se ngërçi që ndodhi javën e kaluar nuk do të përsëritet. Shumë shtete në botë, përfshi edhe Shqipëria, nuk morën javën e kaluar vaksinat anti-Covid të Pfizer.

Kompania e njohur farmaceutike po punon që në një flakon të vaksinës të ketë 6 doza anti-Covid dhe jo 5 siç ka qenë deri më tani. Vaksina e Pfizer është e para e miratuar në luftën ndaj koronavirus.