Kompania amerikane Pfizer, e para që arriti të prodhojë vaksinën anti-Covid, ka bërë me dije se në adresë të saj kanë ardhur mijëra kërkesa për ta shpërndarë vaksinën në rrugë private.

Gjatë pandemisë, kontratat tona janë lidhur vetëm me qeveritë dhe do të ofrojmë shpërndarjen e vaksinave përmes kanaleve që këto qeveri kanë zgjedhur dhe vaksina do të kryhet në ato vende që kanë përcaktuar”, thotë Pfizer.

Ne do të veprojmë në shpërndarjen e vaksinës vetëm përmes kontratave të kryera me qeveritë dhe jo në rrugë private. Konfirmojmë se si Pfizer ashtu dhe BioNTech nuk po e shpërndajnë vaksinë anti-Covid në tregun privat në këtë moment”, thotë Pfizer.

Pfizer shprehet se është e rëndësishme që vaksina të qëndrojë brenda zinxhirit të përgatitur prej saj që nga momenti që kjo vaksinë është prodhuar e deri në momentin ëq ajo aplikohet te qytetarët.