Pfizer është duke analizuar të dhënat nëse vaksina e saj anti-Covid, ashtu sikurse ndodh me viruset e zakonshme të gripit, mund të jetë e përvitshme, për të patur një mbrojtje më të zgjatur e më të fortë ndaj infektimit.

Lajmin e konfirmoi Albert Bourla, presidenti dhe administrator i deleguar i Pfizer: “Vaksinimi ndaj koronavirus do të vazhdojë edhe pas vitit 2021. Kjo është thelbësore, pasi virusit Covid-19 po përhapet ende me shpejtësi në Europë dhe botë”.