Ylli i Manchester City dhe Anglise, Phil Foden, flirtoi në internet me një modele televizive vetëm disa javë para një përplasjeje me të dashurën e tij.

Foden, 22 vjeç, pëlqeu një foto në Instagram të influencueses së mediave sociale, Holly Burns, e cila tregonte format e saj dhe ishte e zhveshur.

“The Sun” ka zbuluar se e dashura e Fodenit, Rebecca Cooke, e kishte sharë atë pasi kishte parë telefonin e tij gjatë pushimeve në qershor.

Rbecca tha: “A mendon se jam idiote?!” përpara se të dilte nga një klub luksoz plazhi i Korfuzit përballë pushuesve të habitur. Rebecca e tërbuar, e cila eshte dhe nëna e dy fëmijëve të Phil Foden, shtoi: “Nuk mund të të shkojmë askund, kjo ndodh gjithmonë”.

Incidenti i Korfuzit nuk ishte hera e parë që Phil e gjen veten në telashe. Ai u largua nga kombetarja e Anglisë i turpëruar nga një udhëtim në Islandë në vitin 2020, pasi ftoi dy gra në dhomën e tij me shokun e atëhershëm të skuadrës Mason Greenwood.