Një grua në Itali ka shpëtuar nga burri i saj i dehur “duke porositur një picë.” Në fakt ajo telefonoi 112 dhe kërkoi ndihmë sepse kishte frikë nga burri i saj. Por, mesazhi i pare ka qene sigurisht ai qe ka genjyer bashkeshortin…
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Rimini, kur një makinë policie ka ndërhyrë në një shtëpi për të shpëtuar një grua. Operatori i numrit të urgjencës që kuptoi menjëherë që kërkesa për një picë margherita ishte një SOS dhe dërgoi forcat e policisë në adresën e dhënë.
Gruaja ishte e shqetësuar për qëndrimin e dhunshëm të burrit të saj të dehur. Burri në prani të policëve filloi të kërcënojë gruan e tij me vdekje, pavarësisht se aty ndodhej dhe djali i mitur 15 vjeç.
Burri i saj u arrestua për dhunë në familje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Në përfundim të hetimeve, ai u shoqërua në burg të pritje të verifikimeve. Nje taktike fantastike ajo e gruas e cila per te mos rene ne sy veproi ashtu sepse ndryshe mund te kishte shkuar historia…