Dëshironi të humbisni peshë, por nuk po ia dilni dot? E keni të vështirë të hiqni dorë nga disa zakone që ju shëndoshin? Asgjë nuk është e lehtë, por me një kombinim të mirë, disa pije mund t’ju ndihmojnë të ulni kilogramët tuaj.

Por edhe sasia e konsumit të tyre duhet të jetë me një masë të caktuar, ashtu sikurse edhe ushqimet me shumë kalori që ndikojnë në shtimin e peshës.

Kështu, nëse pini kafe para stërvitjes, ajo do t’ju ndihmojë duke ju dhënë më shumë energji, që do të thotë më shumë ushtrime dhe do të humbni edhe më shumë kalori. Kini parasysh që duhet të eliminoni sheqerin në kafe, por edhe qumështin.

Mund të humbni deri në 4 kilogramë e gjysmë nëse ju do të pini të paktën 2 litra ujë të ftohtë në ditë. Uji i ftohtë ndihmon trupin që të përdorë më shumë energji për të mbajtur temperaturën normale dhe e ndihmon trupin të harxhojë 100 kalori në ditë. Konsumoni sa më shumë ujë në ditë.

Keni dëgjuar për çajin jeshil? Njihet ndryshe edhe si çaji magjik. Shija mund të mos jetë më e mira e mundshme, por ky çaj ju ndihmon të digjni yndyrën që gjendet në trupin tuaj dhe të humbisni edhe peshë. Përpos kësaj, çaji jeshil nuk përmban kalori.

Pra, kafe, ujë i ftohtë dhe çaj jeshil. Kombinojini në mënyrën e duhur dhe do të keni një jetë më të shëndetshme, me disa kilogramë më pak.