Gati 161 mijë euro. Ja sa mund të kushtojë një darkë në Abu Dhabi (dhe jo vetëm, sado absurde të duket). Megjithatë, kjo nuk është fatura e paguar nga pilotët në mbrëmjen që i parapriu garës në Yas Marina, të organizuar për t’i dhënë lamtumirën Sebastian Vettel, në garën e fundit në Formula 1.

Ishte Alex Albon ai që zbuloi të vërtetën. Gjithçka nis nga rrjetet sociale, nga një faturë e postuar mbi 161 mijë euro, fatura e supozuar për darkën e pilotëve.

Vetë fatura është reale, por është pjesë e një tjetër episodi të shumëpërfolur, që ka të bëjë me darkën në restorantit të famshëm Nusr-Et të Salt Bae, bazuar në biftekë të lustruar me fletë ari.

Asnjë nga këto nuk ndikoi në darkën e pilotëve, të organizuar në një vend tjetër. “Çfarë mali me plehra, ne jemi njerëz normalë, nuk presim havjar apo takëm floriri.

“Kishte një meny të caktuar sepse disa njerëz mbajnë dietë dhe Lewis, për shembull, është vegan. Ai pagoi faturën dhe rregulloi gjithçka, gjë që ishte shumë e këndshme nga ana e tij.

“Darka, të them të drejtën, ishte e veçantë, shumë argëtuese. Kemi qeshur aq shumë gjatë gjithë kohës, sa na dhembin faqet”, ka thënë Alex Albon.