Piloti 22-vjeçar holandez Victor Steeman (skuadra Kawasaki) nuk ka ia dalë mbanë t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë garave të kampionatit Superbike në motoçiklizëm, kategoria Supersport300. Ai u aksidentua në garën e zhvilluar të dielën në pistën portugeze të Portimao, garë e cila më pas u ndërpre pas aksidentit të rëndë.

Steeman mbeti i përfshirë në aksident bashkë me disa pilotë të tjerë në kthesën nr.14. Dëmtimet në kokë dhe trup ishin të rënda e të shumta, shkaktuara edhe pas kontatit që një motor tjetër pati me pilotin e rrëzuar në pistë. Ndihma e shpejtë ishte e menjëhershme në pistë dhe më pas ai u transportua me helikopter në spitelin e Faro.

Për fat të keq, shkalla e dëmtimeve ishte e madhe. Lajmin e ndarjes nga jeta ditën e sotme e dha familja e pilotit, që shtoi edhe faktin se kanë dhuruar organet e Victos Steeman, që shpëtuan jetën e 5 personave të tjerë. “Falënderojmë të gjithë ata që na qëndruan pranë këto ditë. Victor do të na mungojë shumë”, thanë familjarët e pilotit.