Shumica e njerëzve e kanë zakon që të pinë ujë para se të flenë gjumë në darkë. Pirja e ujit është shumë e shëndetshme dhe e nevojshme, mjaft e këshillueshme nga çdo mjek, por konsumi i tij para gjumit mund të prishë ciklin e gjumit.

Sipas ekspertes së gjumit dhe psikologes Ieva Kubiliute pirja e ujit para gjumit na bën më të prirur për të zhvilluar mbihidrimin, që mund të ketë efekte afatgjata në gjumë.

“Unë gjithmonë i këshilloj klientët që të ndalojnë pirjen e ujit dy orë para gjumit, sepse ai prish ciklet e tyre të gjumit. Nëse keni shumë lëngje në sistemin tuaj, mund t’ju duhet të shkoni në tualet gjatë natës. Kjo mund të prishë ciklin tuaj të gjumit, duke ndikuar negativisht në cilësinë tuaj të gjumit’’ – thotë ajo.

Ndërsa një tjetër ekspert gjumi, Sammy Margo thotë se pirja eujit para gjumit mund të na shkaktojë shqetësime të gjumit që ndikojnë më pas në shëndetin dhe stilin tonë të jetesës.

“Ana e keqe kryesore e pirjes së ujit para gjumit është se ka të ngjarë të na zgjojë në mes të natës. Kjo mund të shkaktojë shqetësime të gjumit që më pas mund të ndikojnë në shëndetin dhe stilin tonë të jetesës. Natyrisht është e rëndësishme të qëndrojmë të hidratuar, por duhet të marrim parasysh kohën e kësaj”.

Për këtë arsye, duhet që konsumi i ujit që këshillohet nga mjekët të konsumohet gjatë gjithë ditës dhe jo disa minuta para gjumit në darkë.