Garë mes Bmg, e mbështetur nga grupi privat i investimeve Kkr, dhe Warner Music për të zotëruar të gjithë katalogun muzikor të Pink Floydnë një marrëveshje që mund të vlejë mbi 500 milionë dollarë.

Lajmi është dhënë nga Financial Times, që ka cituar persona të ndryshme që janë afër kësaj çështjeje. Procesi, ka shpjeguar e përditshmja, është akoma në hapat e parë.

Synimi i Pink Floyd është që të shesin si të drejtat e autorit, ashtu edhe ato të regjistrimit, duke e bërë katalogun e tyre një nga më të çmueshmit në treg, që mund të kalojë atë të Bruce Springsteen si marrëveshja më e madhe për të drejtat muzikore të viteve të fundit.

Grupi britanik i famshëm për këngë si ‘Money’ e ‘Shine on you crazy diamond’ po studion oreksin e tregut në një lëvizje që do të pasonte marrëveshjet e arritura kohët e fundit nga Bruce Springsteen dhe Bob Dylan.

Shitja e katalogut të Boss-it është realizuar për rreth 550 milionë dollarë, duke e bërë marrëveshjen më të pasur të të gjitha kohërave për të drejtat muzike.

Në Amerikë, Pink Floyd kanë shitur 75 milionë albume, sipas Recording Industry Association of America, në krahasim me 65.5 milionë të Springsteen.

Megjithatë, The Boss e ka shitur katalogun e tij në dhjetor në një klimë ekonomike të ndryshme, duke parë se çmimet e muzikës kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit me rritjen e përqindjeve të interesit dhe ngadalësimit të ekonomisë globale.