Stefano Pioli mund të jetë kampion dimri për herë të parë në karrierën e tij si trajner. Gjithçka do të varet nga ndeshja kundër Atalantës, por më shumë sesa ky “titull”, trajnerin kuqezi e intrigon diçka tjetër. Ai ka filluar të mendojë seriozisht për luftën e titullit në planin afatgjatë me Milanin.

Falë suksesit në Cagliarit, në fakt, kuqezinjtë e kanë lënë pas përsëri Interin me 3 pikë, duke u kthyer në krye të Serie A vetëm një javë nga përfundimi i fazës së parë. Skuadra duket e vendosur për të bërë histori pas viteve të errësirës.

Në fund të ndeshjes, i intervistuar nga “Sky Sport”, Pioli tha se ishte i kënaqur me një tjetër sukses: “Ne i dhamë një sinjal vetes, të gjitha ndeshjet janë të komplikuara. Unë u kërkova lojtarëve të marrin pjesë maksimalisht, fituam me meritë dhe me cilësi. Iu them faleminderit tifozëve për mbështetjen e tyre, ekipi po bën gjithçka për të dhënë më të mirën dhe do ta bëjë këtë deri në fund. Tani përqendrohemi tek Atalanta, do ta shikojmë renditjen vetëm në mars-prill”.

Orët e ardhshme do të jenë ato të nënshkrimit të Mario Mandzukic, i cili, sipas thashethemeve të fundit, ka zgjedhur fanellën me numrin 9: “A është ai i keq? Ibrahimovic do të kujdeset ta mbajë larg. Unë jam i lumtur, njerëzit na kërkojnë të jemi ambiciozë dhe ta rikthejmë Milanin në majë. Ardhja e Mandzukic shkon në këtë drejtim. Në një sezon si ky duhet të kesh shumë lojtarë. Aq më të kompletuar, aq më mirë. Kur klubi ma propozoi, unë menjëherë thashë: po, ai është fitues, do të na japë shumë zgjidhje. Mario dhe Ibrahimovic së bashku? Unë kurrë nuk i kam mohuar vetes asgjë. Nëse të gjithë janë në dispozicion për të sakrifikuar, mund të luajmë me më shumë përpara”.

Titulli i kampionëve të dimrit nuk duket se e gudulis veçanërisht imagjinatën e Piolit: “Titulli i dimrit vlen sa vlen. Shtatë skuadra janë shumë të forta. Ne duhet të përfundojmë në katër të parët, rruga duhet të na japë besim”.