Trajneri i Milan-i, Stefano Pioli, ka komentuar fitoren e marrë në derbi.

“Rezultati i sotëm nuk ndryshon asgjë për sezonin. Jemi të kënaqur, kemi bërë një punë të mirë”.

“Është një fitore e rëndësishme për tifozët tanë fantastike, por mbetet vetëm një fitore e bukur. Mund të përmirësohemi akoma në disa gjëra”, ka thënë Pioli për Sky Sport.

Në lidhje me Zlatan Ibrahimovic: “Më kërkoi ta zëvendësoja, por këtë herë u zemërova unë, nuk e kam dëgjuar. Ishte shumë i rëndësishëm për ne”.