Pas humbjes nga Chelsea, Stefano Pioli foli për Sky Sport i revoltuar. Për penalltinë: “I thashë atë që kisha për t’i thënë arbitrit. Është mekat sepse kisha ndjesinë se e kishim pergatitur mirë ndeshjen.

Stadiumi na dha energji të madhe. Fatkeqësisht  ai episod na vuri në vështirësi  edhe pse patem ndonje shans për t’u rikthyer në lojë. Por ne inferoritet numerik nuk ishte e lehtë ta ruanim mirë fushën”.

Për reagimin pas Londrës: “Ne donim të fillonim përsëri me një rezultat pozitiv kundër një ekipi të madh. Të luanim me një më pak ishte mekat. Ne bëmë naivitet mbrojtës për atë situatë, por ta harrojme tashme”.

Për kalimin e raundit: “Ka zhgënjim, por nëse duam të vazhdojmë i kemi akoma shanset tona. Do të jenë dy ndeshje të vështira, por duhet t’i besojmë deri në fund”. Për kërcimin në cilësi në Evropë: “Duhet të rritemi përmes këtyre përvojave, gjithashtu të kuptojmë nivelin tonë.

Do të provojmë sërish në dy garat e fundit.” Për arbitrin: “Futbolli është një sport kontakti, Tomori sapo e ka prekur. Asnjëherë nuk është penallti dhe nuk është kurrë i kuq.

Është mekat i vërtetë, donim të luanim kundër një kundërshtari të fortë, mekat që nuk ia dolëm… Nuk ka nevoje Chelsea per keto gjera, sepse eshte nje ekip i madh. I thashe arbitrit ate qe mendoja dhe ia thashe anglisht, edhe pse nuk flas rrjedhshem, por besoj e kuptoi”.