Paolo Maldini, legjenda e kuqezinjve dhe aktualisht drejtor i zonës teknike të Milanit, ishte i ftuar në Festivalin Sportiv të organizuar në Trento nga La Gazzetta dello Sport dhe me pas ne intervisten te Gazzetta dello Sport ka rrefyer edhe nje prapaskene te bukur mbi Piolin:

“E kam njohur sepse kam luajtur me të në U21. shumë vite më parë. Nuk e dija se ai kishte këtë ngarkesë në fushë që është ngjitëse, ai lëshon energji që është e pabesueshme. Kjo energji është vërtet e pabesueshme, ai arrin të transmetojë diçka të jashtëzakonshme çdo ditë, ai ndan projektet tona, strategjitë tona ne merkato dhe kurre nuk e kam pare te ankohet apo gjeje justifikime!

Pioli eshte serioz, por edhe kerkues! Kur ai flet me djemte nuk ka nevoje te nderhyje une ose Massara… I ndjek ne cdo gje, ka shenuar edhe disa letra qe ngjit ne Milanello qe jane mesazhe si fjali ish-futbollistesh, ish-trajneresh, apo edhe ngacmime kundershtaresh. E ka strategji qe djemte t’i lexojne…

Por, ajo qe me ben cudi eshte se nganjëherë ka agjentë që më përshkruajnë lojtarët e tyre si “ai gjithmonë stërvitet dhe është i perpikte te orari” Gjërat normale tani janë të jashtëzakonshme ne futbollin e sotem. Është një marrëdhënie e veçantë, ne përballemi, ndajmë idete, por kemi edhe diversitet. Më në fund ka gjetur një mjedis në të cilin mund të tregojë se çfarë është në të vërtetë si njeri dhe si trajner”.

“Opinionet për strategjitë, për të ardhmen. Nuk ndalemi aq shumë tek emrat, por tek profilet: në fillim nuk ishte kështu. Ai na tha se shumë nga djemtë që erdhën nuk i njihnin. Ne ndajmë idetë se çfarë është e nevojshme”.