Telenovela që përfshin Gerard Pique dhe Shakira-n vazhdon me seri të reja. Çifti i famshëm është ndarë prej disa muajsh, mes akuzave për tradhti ndaj mbrojtësit të Barcelona-s dhe dëshirës së këngëtares që të transferohet në Amerikë, në Miami.

Por ata që e vuajnë më shumë këtë situatë, siç ndodh shpesh, janë dy fëmijët, Milan dhe Sasha. Nëse nuk është e lehtë jeta për ata që i kanë prindërit të ndarë, imagjinoni sa e komplikuar mund të jetë jeta e atyre që i kanë prindërit në dy kontinente të ndryshëm.

Në fakt, kujdestaria e fëmijëve është një nga argumentet kryesore të diskutimeve mes Pique dhe Shakira. Megjithatë, tani duket se kanë arritur një marrëveshje. Ose të paktën… për muajin gusht.

Sipas LaVanguardia, Shakira është në Barcelonë dhe ia ka lënë fëmijët futbollistit, pasi i ka mbajtur në javët e fundit mes San Diegos, Meksikës dhe Los Angeles-it. Sasha dhe Milan do të qëndrojnë në Katalonjë dy javë, por më pas duhet vendosur se çfarë do të bëhet.

Shakira ka dëshirë t’i marrë në Amerikë, ndërsa Pique kërkon që të vazhdojnë të jetojnë në Barcelona, që është edhe vendi ku fëmijët kanë lindur dhe janë rritur.

Për momentin do të duhet të kënaqet me praninë e tyre për ndeshjet e para të La Liga-s (të cilat nuk është e sigurt nëse do t’i luajë si titullar), për të arritur më pas një marrëveshje përfundimtare, që duhet të vijë brenda fundit të vitit.

Përveç ndarjes dhe kujdestarisë së fëmijëve, Pique dhe Shakira kanë edhe probleme të tjera. Mbrojtësi, për momentin, është qendërmbrojtësi i pestë në hierarkitë e Xavi-t, edhe pse ka premtuar se do t;ua bëjë jetën të vështirë blerjeve të reja në repartin e mbrojtjes.

Këngëtarja duhet të përballet me akuzat për evazion fiskal që i janë bërë për taksa të papaguara në Spanjë mes 2012-ës dhe 2014-ës.

Për të ka ardhur një gjobë prej 24 milionë euro dhe, duke parë precedentët që kanë përfshirë edhe Cristiano Ronaldo-n dhe Messi-n, drejtësia iberike nuk është një kundërshtarë për t’u nënvlerësuar. Ndoshta një arsye më shumë për t’u transferuar në Amerikë…