Gerard Pique nuk shikon mbrapa: lidhja me Shakira-n tashmë është harruar. Futbollisti ka vendosur të vazhdojë përpara dhe duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në historinë e tij të dashurisë.

Sipas El Periodico, lojtari duket se e ka prezantuar të fejuarën e re me fëmijët, Milan dhe Sasha, të cilët janë respektivisht 9 dhe 6 vjeç.

Duket se njohja ka ndodhur në Balloon World Cup që është zhvilluar kohët e fundit në Barcelonë: fëmijët duket se kanë biseduar me “miken speciale” të babait, e cila ka qenë e veshur me të zeza për rastin.

Gjithashtu, duket se Pique ua ka prezantuar dashurinë e re të jetës së tij fëmijëve pa specifikuar se bëhej fjalë për dashurinë e re.

Për momentin nuk dihet asgjë për vajzën: emri i saj mendohet se fillon me shkronjën C, duhet të jetë të paktën 22 vjeç dhe duket se punon prej disa kohësh me Kosmos Global Holding, kompania e futbollistit.

Sipas zërave të fundit, 35-vjeçari ka jetuar prej vitesh një marrëdhënie të hapur me Shakira-n, por kur është njohur me vartësen e tij duket se ka zgjedhur të ndahet përfundimisht me këngëtaren, me të cilën nuk është martuar kurrë.