Kosmos Global Holding, kompania e Gerard Pique e themeluar në 2017-ën, duket se ka ndërmend të blejë të drejtat ndërkombëtare të kampionatit italian të futbollit pasi ka blerë të drejtat ekskluzive të Kupës Davis.

Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, të drejtat sportive për trevjeçarin 2022-2024 kanë zgjuar interesin disa kompanive; ajo e Pique do të duhet të fitojë garën me Mediapro, DAZN, agjencinë IMG, kompaninë e marketingut sportiv Infornt dhe fondit Aser.

Sipas zërave që po qarkullojnë, në pritje për të njohur të gjitha propozimet mbi të drejtat televizive kombëtare, plot 49 kompani janë prezantuar për të drejtat ndërkombëtare.