Vazhdon të shkaktojë bujë tradhtia e supozuar e Gerard Pique ndaj Shakira-s. Ndërsa të interesuarit kanë zgjedhur të mos flasin – nuk ka as konfirmime dhe as përgënjeshtrime – kanë dalë informacione të rjea në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas disa zërave që janë bërë viralë në rrjetet sociale, mbrojtësi i Barcelona-s duket se ka nisur një lidhje me mamanë e kolegut të tij të ri Gavi.

Një zë që ka rezultuar shumë shpejt të jetë një fake news, e krijuar për të krijuar më shumë bujë rreth kësaj ngjarje. Në fakt, burimet e këtij lajmi kanë qenë portale fake “El Periosìco” dhe jo “El Periodìco”, revistë që ka folur për herë të parë për krizën mes Shakira-s dhe Pique-së.

Një krizë që ka ardhur pas dymbëdhjetë vitesh dhe dy fëmijëve, Milan dhe Sasha. Çifti, mes më jetëgjatëve në botën e showbiz-it, nuk është martuar asnjëherë.