Viti 2021 i Merih Demiral nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

I kthyer në dispozicion pas dëmtimit muskulore, qendërmbrojtësi 22-vjeçar turk i Juventus-it  ka luajtur vetëm 3 minuta në dy ndeshjes.

Infektimi me Covid-19 i Cuadrado-s në prag të ndeshjes me Milan-in dukej se do t’i siguronte një vend në formacionin titullar, por Andrea Pirlo ka preferuar të riun Frabotta para tij.

Një zgjedhje kjo që ka shtuar zërat për një largim të Demiral nga Juventus në merkaton e janarit.

Një nga skuadrate interesuar për lojtarin e bardhezinjve është Liverpool-i.

Të Kuqtë janë akoma në kërkim të një zëvendësuesi të Van Dijk dhe duket se Klopp ka vënë në shënjestër Demiral. Sipas Liverpool Echo, kamoionët e Anglisë i kanë bërë Juventus-it një ofertë prej 45 milionë sterlinash, të barabartë me 50 milionë euro.