Oliver Giroud, sulmuesi i Chelsea, në fakt ka përfunduar në radarët e kampionëve të Italisë. Sidoqoftë, vetë ai vazhdon të betohet për besnikëri ndaj Bluve të Londrës, pavarësisht nga skadimi i kontratës dhe pak minutave aktivizim nga Lampard. Nga Torino i shkon ftesa publike. Andrea Pirlo del hapur: “Giroud? Do të na duhej. Mund të jetë i dobishëm për ne. Sidoqoftë, Paratici e di më mirë se unë se çfarë i duhet kësaj skuadre”. Kujtojmë se sulmuesi francez i Chelsea ka shënuar 3 gola në 9 ndeshje të këtij sezoni, por po luan shumë pak. Ai mbeti në stol edhe dje, kundër Manchester City.