Juventusi do të kthehet të luajë në Serie A sonte, pas angazhimeve të ekipeve kombëtare dhe fitores në tavolinë kundër Napolit. Andrea Pirlo, megjithatë, e gjen veten pa pesë lojtarë, që potencialisht janë startues në ekipin e tij.

Kjo është lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri bardhezi: Szczesny, Chiellini, Arthur, Morata, Dybala, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Portanova, Vrioni, Kulusevski, Rafia, Peeters dhe Buffon.

Sikurse shihet, rikthehet Paulo Dybala, i cili mund të luajë në ndeshjet në vazhdim. Bernardeschi, gjithashtu është kthyer, i gatshëm për ndonjë zëvendësim në pjesën e dytë.