Po bëhen gati 10 vite që kur Kida iu bashkua tregut muzikor shqiptar. Këngëtarja arriti të fitonte menjëherë zemrat e publikut, këngët e së cilës ktheheshin menjëherë në hite.

Tashmë, ajo renditet në mesin e artisteve më të mira sa i përket industrisë muzikore shqiptare. Teksa ka reflektuar për këtë dekadë karrierë, këngëtarja ka shprehur falenderimet për të gjithë fansat e saj.

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shumë, e juaja gjithmone, Kida”, shkroi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)