Dyshja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku festojnë sot përvjetorin e tyre. Plot 5 vite më parë, ata u martuan në një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP.
Tashmë, këngëtarja dhe aktori i humorit festojnë bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Ajka, e cila erdhi në jetë katër vite më parë.
“Njësoj si para 13 vitesh më shkëlqejnë sytë për ty. Sot festojmë bashkë me Ajkën 5 vjetorin e kurorëzimit tonë. #Thanks God#dodliIm#Besaruqja#bebaIm Bes Kallaku”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotografie ku shihet e lumtur krah aktorit.
Nuk ka munguar një urim as nga Besi. Aktori ka ndarë një foto funny nga albumi i dasmës, ndërsa ka shkruar: “Urime 5-vjetorin e dashnisë o martesa ime! Shyqyr që na ka gjet shnosh. Flm për gjithçka, unë dhe Ajka të kemi. Xhensila Myrtezaj”, ka shkruar Besi.