Moderatorja Kiara Tito i plotësoi dëshirën Luiz Ejllit, duke i hapur një Instagram të ri dhe duke ia menaxhuar ajo vetë, sipas kërkesës së këmgëtarit. Llogaria e tij numëron mbi 200 mijë ndjekës në vetëm 15 orë, shifra të pabesueshme por që tregojnë njëkohësisht edhe dashurinë që kanë shqiptarët për këngëtarin.
Mirëpo mesa duket ky veprim nuk është pritur mirë nga familjarët e Luizit, të cilët i kanë kërkuar fansave që mos i bëjnë follow asnjë llogarie që hapet në emër të tij. Ka qenë kunati Sokol Tahiri, i cili përmes një postimi thotë se të gjithë ata që hapin instagram në emër të tij, nuk janë dashamirës të Luizit.
“Ju lutemi fansave të vërtetë te Luizit qe te
MOS BEJNE FOLLOW asnjë Instagram qe është hapur në emër te Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato Instagrame! Ata që hapin Instagram në emër te Luizit nuk jane dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një jave sa te dale Luizi qe t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për Instagramin e tij personal.
Qëllimi ynë nuk eshte te demtojme askënd, i vetmi qellim i yni eshte qe të mbrojme të drejtat e Luizit në lidhje me Instagramin e tij. Ju faleminderit per mirekuptimin e mbeshtetjen tuaj!”- shkruan kunati i Luizit në rrjete sociale.