Moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira ka publikuar një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke u përgjigjur akuzave të ndjekësve të saj se ajo nuk po bën asgjë dhe thjesht rri. Einxhel ka shkruar se po jeton muajt më të bukur të jetës së saj dhe se nuk e ka ndërmend të merret me projekte gjatë kohës që është shtatzënë…

Einxhel shkroi: “Per ju qe ma doni te miren dhe prisni qe Une te bej ato qe ju prisnit… A e keni menduar ndonjehere sa egoiste po tregohenj?! A e keni menduar ndonjeher qe une kam kuptuar se dashuria dhe perkrahja juaj eshte e kushtezuar?? A e keni ven re qe te vetmin cast ne jeten time ku une po tregohem egoiste e po kujdesem per trupin dhe qetesin time mendore e shpirterore, sepse jam ne momentin qe vec e kam enderruar ne jete.

Ju po me drejtoni gishtin sikur spo bej asgje???? A sduhet une te mendoj asnjehere per veten time? Po te pakten per femiun tim a mundem te mendoj?? Mendoni se ne kete gjendje do dal te luftoj me shpate dhe te perballoj gjithe negativitetin qe e kan njerzit ne maj te gjuhes, e kur kjo vjen dhe nga ato qe supozohet se me duan imagjino nga ato qe s’me kan dashur??

A do ja falja vetes qe muajt me te rendesishem te trupit dhe mendjes time si grua dhe nene une te merrem me ato cka doni ju dhe jo shpirti e zemra ime??? A jam gabim se i kam dhen pushim vetes e per here te pare po fle e qete dhe po pres me krahe hapur ne shtepi njeriun qe dua nderkohe qe ai vazhdon thjeshte punen e vet sepse ai nuk eshte shtatzan dhe kjo se pengon te vazhdoj planet e veta!!

Te dashura dashamirse qe se dini aspak se me cfare jam marre une nga shtepia, qe nuk dini aspak se cfare kam kaluar, qe nuk dini aspak planet e mia… ju them se qe ato cka kerkoni ti bej une mund ti bej cdo vajze e secila nga ju nese do! Por e di qe me lehte eshte kur i ben dikush tjeter, ama dhe mua gati smi ka len kush, ama dhe une skam prit askend me u cu me fol e as me mbaru ato shtatzanin qe une te kerkoj te drejtat e mia por jam nis majes malit vetem, sic dhe aty brenda e ngjita vetem dhe e cova der ne fund vetem, madje pa e ditur qe kam dhe perkrahjen tuaj jashte…

Por pertej kesaj, personit qe duhet ti beni kritik ne keto momente eshte vetja juaj, sepse une e di se cfare po bej me jeten time dhe ku dua te shkoj me hapat e mia, po ju a e dini se cfare po beni, cfare kerkoni dhe ku doni te shkoni???? Apo mjafton me ardh ketu si krushkat dhe le te japim mend si te ftilloj kjo jeten, nderkohe jeta ime eshte ne piken me te mire e me te bukur qe kam jetuar ndonjeher…

E me keqardhje ju them qe as me plas se cfare thuhet apo mendohet!Po ju kthej prgj meqe mendoni se jeni ne pozit tme jepni keshilla meqe me keni suportuar e me keni dashur, se ndryshe as nje shpjegim si detyrohem askujt!! Di vetem tju them qe tani paresore mbi cdo gje eshte shendeti bebit tim dhe te coj ne fund kete mision nga Zoti pa e rrezikuar si proces nga ego tjera te miat.

Kaq kisha dhe nese ndodh serisht kjo lloj bisede para apo pas shpines time, lirisht mund te mos me suportoni me sepse skam nevoje per dashuri me interes apo perkrahje me kushte egoiste! Sot ne vend te pare eshte Ai dhe Ne te dy qe mezi po e presim ate te vij ne jeten tone dhe te vij shendetshem ne krahet tona”, shkroi Einxhel.