Megjithëse për historinë e saj të bujshme dhe për jetën private nuk prononcohet, këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, shpesh ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta dhe përditshmëria e saj.

Ajo do ta rrëfejë të gjithë historinë e saj të vitit të fundit në një mënyrë shumë të veçantë. Është përfolur shpesh pse Trixa nuk ka pranuar në gjithë këtë kohë të prononcohet në ndonjë emision mbi historinë e saj të bujshme me Donald Veshajn, por do ta zbulojë tek emisioni i vëllait të vet pak ditë më vonë.

Beatrix ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Me sa duket as këngëtarja nuk i ka shpëtuar virozave të kësaj periudhe.

“Jam zgjuar e sëmurë dhe më dhemb fyti. Gjithashtu ndihem shumë e lodhur dhe trupi im është i rëndë. Është hera e parë që sëmurem që prej një viti”, ka shkruar Beatrix në një status në rrjetin social “Twitter.”