Efi Dhedhes duket se ka kër.cënuar hapur Dea Mishelin brenda shtëpisë së Big Brother VIP gjatë spektaklit të së martës. Debati mes dy vajzave ka ndodhur në kohën e reklamave gjatë prime-t të kaluar. Efi i drejtohet Deas duke i thënë ‘se do të dalë nga këtu, po nuk ta sula…”.

Dhe kur blogerja e pyeti se kë do t’i sulë, ajo nuk përgjigjet por Luiz Ejlli i kthehet “Luizin”. Dhe jo vetëm kaq, pasi Efi i thotë Deas se do të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri një ditë para finales.

“Po nuk doli Dea 1 ditë para finales, do e lërë vetë. Ta premtoj”, thotë Efi, teksa këtu ndërhyn edhe Luizi i cili thotë: “Do e kapi ankthi. Nga e marta deri të shtunën do jetë me ankthe prej meje dhe do i përdorë ‘më ka bërë me stres’.

Nga ana tjetër, Efi shton: “Nuk e duron dot bullizmin, pa edukatën këtu brenda. Nuk i duron dot këto gjëra, i ka shumë bezdi. Po kur shprehet ajo është ok, nuk i kanë dalë ça është shprehur, me humorin tënd të bukur”.

E pyetur nga Dea se pse është e mërzitur, Dhedhes i përgjigjet: “Nuk jam e mërzitur, thjesht kur më japin moral të imoralit bezdisëm shumë. Jam shumë e sinqertë e drejtpërdrejtë”.