Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi ishin dy figura qendrore në karrierën e Paolo Maldinit, drejtori aktual i zonës teknike të Milanit. Edhe me disa ulje dhe ngritje, të paktën me ish-CEO, siç tha vetë Maldini në Festivalin Sportiv, organizuar nga La Gazzetta dello Sport në Trento:

“Galliani është një tifoz i vërtetë i Milanit. Kur u ankuam për gabimin e arbitrit ndaj Spezias, qe anuloi golin e Messias pasi kishte vershellyer nje faull ne dem te Rebic, ai u takua te arbitri Serra.

Ngjarja ndodhi në Serinë B për një ndeshje të Monza-s. Galliani hyri ne dhomat e zhveshjes se arbitrave dhe i tha Marco Serra-s: si munde ta besh?! Serra iu pergjigj: cfare bera sot? Mendoj se cdo gje ishte ne rregull. Galliani vazhdoi: si mund t’i anulosh golin Milanit?!”.

Në të kaluarën kishim keqkuptime me njeri-tjetrin ndersa tani marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Ai është një milanist brenda, ai është një menaxher i madh. Gallianit i kemi shumë borxh te Milani ne dhe tifozet”.

Berlusconi? “Berlusconi nuk më jep këshilla për stërvitjen, por më ka telefonuar kohët e fundit për të rekomanduar një blerje. Nuk mund të them se kush është futbollisti ne fjale. Ai shpesh i telefonon Piolit dhe kërkon të mos luajë shumë me portierin, gjë që bëjmë ne.

Ai është gjithashtu njje tifoz i madh i Milanit dhe është i kënaqur me rrugën tonë dhe ate qe jemi duke bere prej ketyre 3 viteve tashme. Jam i lumtur qe me te dy kam nje raport te shkelqyer”.