Dua Lipa është këngëtarja shqiptare me famë botërore. Sa herë përmendet emri i saj, çdo shqiptar ndihet me fat që ndan të njëjtën origjinë e gjuhë me yllin e skenave botërore.

Pak orë më parë, këngëtarja ka emocionuar të gjithë publikun e saj shqiptar përmes një postimi të bërë në rrjetet e saj sociale. Dua Lipa ka shkruar se së shpejti ajo do të vijë në shtëpi.

SUNNY HILL FESTIVAL – PRISHTINA, KOSOVO – I’M COMING HOME 💜🧡 SEE YOU IN AUGUST!! – Sunny Hill Festival-, Prishtina, Kosovë – Po vij në shtëpi 💜🧡 Shihemi në gusht” – ka shkruar këngëtarja shqiptare, duke gëzuar të gjithë fansat e saj, të cilët i janë përgjigjur me komente pozitive.

Festivali “Sunny Hill” do të zhvillohet në datat 4-5-6 dhe 7 gusht në Prishtinë, ndërsa do të mbahet për herë të parë edhe në Tiranë në datat 26-27-28 gusht. Për të performuar priten disa emra të njohur të skenës botërore dhe vendore , teksa artisti i fundit i konfirmuar është J Balvin, i cili ka pasur edhe një bashkëpunim me Dua-n.

Dua Lipa është pop-star-i i momentit, e cila pëlqehet nga shumë të rinj dhe të reja, këngët e të cilave janë tashmë hite botërore e që këndohen nga të gjithë.

Na mbetet veç të themi: Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)