Moderatorja simpatike, Bora Zemani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë shkak është bërë një postim i saj në rrjetet sociale.

Bora Zemani ka publikuar ka publikuar së fundmi një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”.

Por vëmendje ka marrë edhe komenti i një ndjekësje, që është mikeshë e moderatores. “Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës.

Këtij komenti, Bora i është përgjigjur duke shkruar: “Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër faje kot.” Nga komentet duket se Bora është nisur në një udhëtim me mikeshat e saj, ndërsa komentuesja shfaq hapur ‘xhelozinë’.

Bora Zemani ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të historisë dashuri-ndarje-tradhti-ribashkim, me aktorin Donald Veshaj.