Thibaut Courtois ka folur për Telefoot rreth aventurës me Real Madrid, të cilët i cilëson si ekipin më të madh në botë. Në fund edhe dy ëndrrat e fëmijërisë, që nuk i ka realizuar akoma.

“Te Reali nuk mungon kurrë presioni, pasi po flasim për skuadrën më të mirë në planet. Ndihet shumë entuziazmi i tifozëve, është tjetër dimension këtu. Ndihem gjithnjë e më i rëndësishëm te kjo skuadër.

S’e kisha imagjinuar kurrë që do të luaja një ditë me Realin, e mendoj një gjë të tillë sa herë që vij në stadium. Sezoni im më i mirë? Varet sesa trofe do të kemi fituar në fund, kjo është ajo që ka rëndësi.

Objektivat? Jemi më fat që ndodhemi në gjysmëfinalet e Champions League. Kam besim te cilësitë tona. Fitimi i një trofeu me Belgjikën dhe i Champions League me Realin kanë qenë dy ëndrrat e mia të fëmijërisë.

Nuk i kam realizuar akoma, shpresoj t’ia dal sa më shpejt të jetë e mundur“, deklaroi portieri belg që sivjet është duke bindur nga ndeshja në ndeshje me superparaqitje.