Mauricio Pochettino ka mbetur i pakënaqur nga debutimi në stolin e PSG-së, pas barazimit 1-1 me Saint Etienne. Barazim që lë skuadrën kampione të Francës në vendin e dytë në renditje, 3 pikë pas Lyon.

Pochettino, që nënshkroi me PDG-në vetëm pak ditë më parë, tha: “Natyrisht që jam paksa i zhgënjyer me barazimin. Ne jemi PSG dhe duhet të fitojmë”.

Kam vetëm 4 ditë në krye të skuadrës, ndaj na duhet ende edhe pak kohë për t’u përgatitur. Ka shumë gjëra ku duhet të punojmë. Ky barazim nuk ishte rezultati që dëshironim, por kemi shumë për të përmirësuar”, tha Pochettino.