“City ndodhet në avantazh, ndërsa ne duhet të luajmë me kurajë të madhe, duhet të rrezikojmë. Na pret një betejë e madhe, por jemi gati. Duhet të marrim parasysh shumë gjëra, si aspekti emocional. Nuk vlen vetëm taktika për këto lloj ndeshjesh”

Trajneri i PSG, Pochettino, analizon kështu duelin ndaj Manchester City pas humbjes 2-1 në Paris përpara një jave.

“E dimë që duhet të shënojmë dy gola për t’u kualifikuar në finale, do të përpiqemi të realizojmë këtë objektiv. Duelet gjysmëfinale janë gjithmonë të vështira, nuk është aspak e thjeshtë të menaxhosh ngarkesën emocionale të dy ndeshjeve”

Kemi eliminuar Barcelonën dhe Bayern Munchen. E meritojmë të jemi këtu ku jemi, e njëjta gjë edhe për Manchester City. Champions është turneu më prestigjioz pas Kupës së Botës. Do të ishte e jashtëzakonshme fitimi i trofeut me PSG“.

Pastaj, lajmi i rikuperimit të Mbappe.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai do të kryejë një seancë stërvitore individuale sot, për të parë nëse do të jetë i gatshëm për takimin e ditës së nesërme.

Nesër do të vendosim në lidhje me aktivizimin e tij. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes qarkullimit të topit dhe lojës pa top. Jemi gati për të vuajtur ndaj Manchester City. Duhet të shfaqemi cinikë dhe agresivë, të jemi të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave”.